Këngëtarja e njohur për Dua Lipën: Vajza më e bukur në botë

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Stefani dhe ylli i popit janë fotografuar të buzëqeshura krah për krah në prapaskenën e Festivalit të Muzikës iHeartRadio.

Stefani kishte veshur një jupsuit të bardhë me thekë, ndërsa Lipa kishte veshur jelek dhe fund të zi me gura.

“Mbrëmë u shoqërova me vajzën më të bukur në botë të dua Dua”, ka shkruar Gwen në postimin e saj.

“Të dua. Vajza e ëndrrave.” u përgjigj Dua në komente.