Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Fotoja që ngriti dyshimet

Këngëtarja Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini Ledian Agalliaj, kanë postuar së fundmi një foto në llogaritë e tyre sociale. Mirëpo pas publikimit të saj shumë ndjekës të çiftit pretendojnë se Elhaida është në pritje të ëmbël.

Nuk dihet nëse është vërtetë ashtu apo thjesht një reflektim i fustanit të gjerë që artistja ka veshur.

Megjithatë, në një intervistë të pak muajve më parë, Elhaida është shprehur se kur të vinte ky moment, do të ishte i mirëpritur.

Lediani dhe Elhaida nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Pas zyrtarizimit të lidhjes shpeshherë dyshja nuk ngurron të ndajë në rrjetet sociale copëza fragmentesh nga përditshmëria.