Aktorja pozon me qime në sqetull, irritohen fansat: “Duhet të rruhesh”

Aktorja Halle Berry tregoi në Instagram se çfarë lloj transformimi kaloi për rolin e saj në filmin Never Let Go.

Ndër të tjera, ajo ka postuar një video dhe një foto ku tregon qimet r sqetullave dhe tatuazhet që i kërkoheshin personazhit të saj në film, transmeton Indeksonline.

“Mami në krijim. Një nga personazhet më komplekse që kam pasur kënaqësinë të portretizoj. Never Let Go është në kinema kudo”, ka shkruar aktorja.

Në videon që ajo postoi, Halle dhe grimieri i saj Norma Patton-Lowin shihen duke qeshur me qimet në sqetull. Kjo skenë ka habitur dhe tmerruar disa nga ndjekësit e saj.

“Berry me lesh”, “Më ke frikë , mos e ndiqni këtë trend”, “Duhet të rruhesh”, “Çfarë po ndodh?”, “E neveritshme”, “Rri larg zjarrit, Halle”, janë disa nga komentet