A do të jenë Halil Kastrati e Shefqet Krasniqi pjesë e Listës për Familjën? Flet Korenica

Dy deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica zyrtarisht nuk do të jenë më pjesë e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Dyshja kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin AKR-PD.

Ndërsa është diskutuar se pjesë e këtij koalicioni do bëhet hoxha Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati.

Por, Korenica ka mohuar një gjë të tillë.

Ai në një intervistë është shprehur se aty ku janë, sipas tij të dy japin kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë.

“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai në Klan Kosova.