“Dëgjuam shpërthime të forta, toka po dridhej”- Nëna e tre fëmijëve përshkruan momentin e goditjes me raketa nga Irani

Giordana Levy, e cila është strehuar me familjen e saj në Tel Aviv, e ka përshkruar mbrëmjen “të çmendur” dhe “intensive” pasi Irani lëshoi ​​qindra raketa në Izrael.

Levy përshkroi se kishte dëgjuar “shpërthime shumë të forta”, duke thwnw se edhe toka po lwkundej pas breshërisë së raketave.

“Jam aktualisht në shtëpi, ne jemi udhëzuar nga Komanda e Frontit të Brendshëm që të qëndrojmë afër një zone strehimi. Fatmirësisht jetoj në një apartament që ka një strehë. Sirenat filluan, dhe po vazhdojnë për… ndoshta më shumë se një orë.

Isha me burrin dhe tre fëmijët e mi dhe dëgjuam shpërthime shumë të forta, toka u dridh shumë.

Tani ne jemi udhëzuar nga Komanda e Frontit të Brendshëm që në fakt mund të largohemi nga strehimoret tona, por duhet të qëndrojmë afër për çdo rast.”

Levy tha se kërcënimi nga Irani “nuk është diçka e re“.

“Ky kërcënim nga Irani është gjithmonë i pranishëm, nuk është diçka e re. Kishte një sulm në prill shumë të ngjashëm me këtë”.

Levy thotë se sulmi ishte disi i pritshëm dhe ajo i kishte kërkuar vajzave të saj që të ktheheshin në shtëpi me afrimin e natës.

“Komanda e Frontit të Brendshëm filloi t’i udhëzonte njerëzit të qëndronin pranë një zone strehimi, kështu që kur ai udhëzim doli, ne ishim të gjithë gati.”