Një 38-vjeçar në Borsh ka përplasur aksidentalisht të bijën e mitur me makinë.
Sipas policisë, 38 vjeçi me iniciale I.L., duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare.
E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.