Ekskluzive/ Jo Valon Syla, kush do jetë opinionist këtë sezonë në “BBV Kosova”?

“Big Brother Vip Kosova 3” ka zgjuar interes të madh tek audienca.

Përveç banorëve interes të madh ditëve të fundit ka zgjuar edhe karrika e opinionistit, se kush do të jetë në këtë rol të madh.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Einxhel Shkira do jetë opinioniste këtë sezonë të reality-show-it. Të njëjtat burime bëjnë më dije se Valon Syla NUK do jetë opinionist.

Ndryshe, për ata që janë në dyshime për moderatorët e programit, ne ua shuajmë kureshtjen.

Edhe këtë vit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do jenë prezantuesit e këtij super formati./Indeksonline/