Fero ribashkohet me vajzën, postimi emocionues: Po fluturoj…

Fero ka bërë një ribashkim emocionues me vajzën e tij, Nina, dhe që nga ajo ditë, ai ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm si baba.

Mbrëmjen e sotme, ai ndau një postim të ndjerë në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke u bërë thirrje të gjithë nënave dhe baballarëve që nuk janë afër fëmijëve të tyre të bashkohen sa më shpejt.

Fero shprehu lumturinë e tij pas ribashkimit me vajzën, duke theksuar se ndihet si “duke fluturuar”. Ai shkroi:

“Për të gjithë baballarët dhe nënat që nuk janë pranë fëmijëve të tyre, e lus Allahun e Madhërishëm të ju bashkojë sa më shpejt me fëmijët tuaj. Nuk e keni idenë se sa i lumtur jam pas bashkimit me vajzën, jam tu fluturu ndryshe edhe po ushtroj bile hahaha”.