Fero shuan shpresat e publikut për rikthim në muzikë: Ma shume ju mungoj unë se “ex’at” e juve

Ish reperi i njohur, Fero, ka shuar shpresat e publikut për rikthimin e tij të diskutueshëm në muzikë.

Fero përmes një postimi në story, ka shkruar se kthimi i tij në muzikë s’ka mundësi të ndodhë, duke e shtuar se e ndjejnë mungesën e tij.

“Per muzika mos mani shpresa hic, kjo ska mundësi me ndodhë edhe pse e di qe e ndjeni mungesen tem. I kom pa ato tiktokat qe ma shume ju mungon muzika jem se exat e juve, amo mos mbani shpresa”, ka shkruar Fero.