Sëmundja e keqe i mori jetën bashkëshortes së tij, Agron Llakaj jep MESAZHIN e madh për kontroll mamografik ‘Çdo burrë është i pabukur pa gruan…’

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën,

për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.

Aktori i madh Agron Llakaj ka bërë një thirrje, thirrje me gjithë forcën e shpirtit, siç thotë ai për të gjitha zonjat dhe zonjushat shqiptare.

“Zonja dhe zonjusha. Gra, nëna, motra dhe vajza shqiptare kudo që ndodheni, punoni dhe jetoni

. Jam përpara jush sot si një vëlla i juaji, t’ju bëjë thirrje me forcën e shpirtit të gjeni një moment dhe mos hezitoni të bëni një kontroll, mamografi. Kot nuk quhet tetori rozë. Është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

E shikoni dhe vetë se sa shumë është përhapur. Duhet kuptuar mirë pesha dhe rëndësia e jetës suaj në jetët tona. Ku ka familje patjetër është nëna, ku ka fëmijë, nipër mbesa, është nëna gruaja. E kuptoni se sa të rëndësishme jeni në jetën tonë.

Në fund të fundit jeta nuk ka kuptim pa emrin e bukur, nënë. Çfarë do lloj burri, kush do qoftë ai, është i pabukur pa gruan në krahë.

Ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit. Bëni një kontroll mamografik. Jetoni për vete, jetoni për ne! Ju dua shumë“, është thirrja e sinqertë e akorit Agron Llakaj./vizionplus.tv