Gruaja që notoi tri kilometra për ta shpëtuar vajzën e saj

Lejla Zalihiq është bërë simbol i sakrificës, pasi notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën e saj nga përmbytjet që goditën Bosnje dhe Hercegovinën.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ndau këtë histori për të theksuar forcën e dashurisë prindërore.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Bosnje e Hercegovinë.

“Fuqia që zgjon tek ne kur bota jonë është në rrezik është e barabartë me Magjinë. Allahu i ruajtë të gjithë të kërcënuarit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, shkroi Duda Balje në profiline saj në Facebook.

Rikujtojmë se para disa dite Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.

Këshilli i ministrave të BeH-it mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa kryetarja e qeverisë shtetërore, Borjana Krishto, njoftoi se do të ftojë Qendrën Operative për Mbrojtjen Civile, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit, për të ofruar ndihmë urgjente për Bosnje e Hercegovinën.