Së shpejti mami për herë të dytë! Fatma Haxhialiu surprizohet live në studio nga djali i saj

Në një rrëfim emocional, me lot, të qeshura dhe kujtime të bukura, Fatma Haxhialiu tregoi në “Ftesë në 5” të gjithë përjetimet e shtatzënisë së dytë.

Gazetarja tregoi se si 3 muajt e parë, në përpjekje për t’ia mbajtur të fshehtë edhe mamasë, me sugjerimin e doktoreshës, shumë herë e kishte të vështirë ta bënte që lajmi mos të kuptohej.

Fatma tregoi se fëmija i dytë do të vijë në jetë në muajin shkurt dhe se gjatë kësaj periudhe është emocionuar shumë nga urimet e panumërta. Mes të qeshurash ajo shtoi se konflikti kryesor lidhet me emrin e bebit, për të cilin ka diskutime mes saj dhe partnerit.

Me një buqetë me lule dhe shkrimin plot dashuri, Kian, djali i saj e surprizoi në studio, moment në të cilin gazetarja nuk i fshehu emocionet.

Sakaq edhe miqtë e ngushtë, Aulona Musta, Ervin Kurtid dhe Megi Hodo e surprizuan dhe emocionuan me fjalë zemre që vendosën shumë buzëqeshje në fytyrën e gazetares, e cila së shpejti do të jetë mami për herë të dytë.