Mjekja në Tetovë u thirr për intervenim, gjeti të vdekur vajzën dhe mbesën e saj

Një mjeke në Tetovë është thirrur sot për intervenim urgjent në fshatin Sllatinë, ku më pas ka gjetur pa shenja jete bijën e saj dhe mbesën.

Burri i të ndjerës dhe djali i saj i mitur, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e vdekjeve, ndërsa në raportin e policisë thuhet se burri i gruas, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.