Këngëtarja e njohur pjesë e jurisë së “X Factor Albania”

Ledina Çelo, një nga ikonat më të njohura të muzikës shqiptare, është konfirmuar si anëtare e jurisë së spektaklit të njohur “X Factor Albania 2024”.

Pasi ka shkëlqyer me karrierën e saj ndër vite, Çelo rikthehet në një rol që kërkon të evidentojë talentet e reja shqiptare.

Ajo do të jetë pjesë e jurisë së edicionit të pestë të këtij spektakli që ka fituar zemrat e shqiptarëve.

Sikurse shihet edhe në postimin e publikuar në “story”, ajo ka nisur provat bashkë me kolegët e saj.

Në natën e parë të audicioneve, disa prej konkurrentëve kanë performuar këngë të njohura si “Always Remember Us” dhe “Before I Go,” duke tërhequr vëmendjen e jurisë.

“X Factor Albania 2024” pritet të jetë një platformë për artistët e rinj të cilët do të sfidojnë veten për të fituar zemrat e publikut dhe për të shënuar një fillim të ri në karrierën e tyre muzikore.