Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”.
Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format ka publikuar pamje të reja nga skena ku edhe do moderohet ky program, shkruan IndeksOnline.
“Edhe 4 ditë”, ka shkruar ai krahas një video-je të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram.
Kujtojmë se në moderim krahas Hamitit edhe këtë vitë do të jetë Jonida Vokshi. /IndeksOnline/