Ish-banorët e Big Brother i japin fund beqarisë, kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze! Ja kush ishin të ftuarit special të çiftit

Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu, dy ish-banorët e Big Brother Vip Kosova, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.

Çifti i famshëm kanë kurorëzuar romancën me martesë në një ceremoni luksoze ku të ftuar kanë qenë dhe disa nga i ish-konkurrentët e tjerë të Big Brother si: Azem Gagica, Alba Vukaj, Santiana Maloku, Monika Salihu, Kader Kicaj, Meti Alshiqi, Blero etj.

Dasma është zhvilluar me elemente tradicionale, teksa hyrjen bukuroshja e ka bërë bashkë me të atin.

Atmosfera po ashtu është ndezur nga artistë të cilët kanë performuar në këtë aheng.

Adri dhe Iliriana ishin dy nga banorët shumë të dashur për publikun gjatë kohës sa ishin në Big Brother ata hynë në reality-show si një banor i vetëm dhe qëndruan gjatë aty por nuk arritën të prekin finalen.

Ata fituan zemrat e të gjithëve, ndonëse në verë kanë qenë shumë të pranishëm me dasma dhe ahengje.