U deshën gjashtë ambulanca për t’i transportuar, një familje e tërë dërgohet me urgjencë në spital

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje Amish në SHBA, përfshirë fëmijë, janë dërguar në spital pasi kanë ngrënë kërpudha toksike.

Departamenti i zjarrfikësve, tha për lajmet lokale se një anëtar i familjes u kishte thënë autoriteteve se u sëmurën pasi hëngrën kërpudha të egra, ku njëri prej tyre i gjeti në pyll dhe i solli në shtëpi për darkë.

Anëtari i familjes që raportoi autoritetet për sëmundjet, iu desh të ecë gjatë për të njoftuar autoritetet, pasi familja nuk ka telefon.

Gjashtë autoambulanca i dërguan pacientët në spital. Në vendngjarje u thirr edhe Policia e Shtetit të Pensilvanisë.