‘Urime, të kena prit, faleminderit dhe jemi të bindur se grup-kapitujt do mbyllen!’ Shqiptarët surprizojnë Ramën para selisë së BE, pozojnë me flamurin kuqezi

Teksa dilte nga godina e BE-së në Luksemburg, kryeministri shqiptar Edi Rama është përballur me një surprizë të këndshme.

Një grup emigrantësh shqiptarësh qëndronin matanë rrugës për minuta të tëra, derisa ai të dilte dhe të përfitonin për “foton zyrtare” të ditës.

“Të kena prit, të këna prit! Shumë faleminderit dhe jam shumë e bindur se grup-kapitujt do të mbyllen sa më shpejt dhe hallall”.

Teksa më tej një prej të pranishmeve (grua), i lutet kryeministrit shqiptar Rama edhe për “një foto me grupin”.

Dhe teksa i falënderon dhe u bashkohet, kreu i qeverisë pozon edhe me flamurin shqiptar të hapur.
Pas fotografisë ai largohet duke i falenderuar përsëri të pranishmit për pritjen, duke hipur në makinë bashkë me ambasadorin shqiptar në Bruksel, kurse nga pas është përcjellë me fjalët “urime, urime” nga grupi.

Edhe vetë kryeministri Edi Rama, postoi në rrjetin social Facebook duke ndarë këtë moment me shënimin:

“Krenar për Shqipërinë! Në dalje të godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg