“Dua që fëmijët e mi të mësojnë Shqipen”, Almeda Abazi ka një kërkesë të veçantë për ndjekësit

Një nga vajzat më të bukura të ekranit, Almeda Abazi ka një kërkesë për ndjekësit e saj që lidhet pikërisht me Gjuhën Shqipe. Përmes një postimi në “InstaStory”, Abazi thotë se do të vijojë të qëndrojë në Tiranë për disa muaj për shkak të një projekti.

Për këtë arsye, bukuroshja i ka kërkuar ndjekësve sugjerime në lidhje me një mësuese për Gjuhën Shqipe, pasi siç e thotë ajo ka shumë dëshirë që fëmijët të dinë gjuhën e nënës.

“Për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për Gjuhën Shqipe për fëmijët e mi sepse dua shumë që të mësojnë shqipen. Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni. Dhe një detaj “të vogël”, por të rëndësishëm. Do ishte mirë nëse mësuesja/i të dijë dhe turqisht në mënyrë që të kuptohet me fëmijët”, shkruan ajo.

Almeda Abazi është e martuar me aktorin turk shumë të dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman me të cilin kanë 2 fëmijë, të cilët i kanë pagëzuar me emrat Efehan dhe Alina./tvklan.al