“Sot, një gjysmë shekulli!”- Aurela Gaçe feston ditëlindjen, këngëtarja mesazh miqve dhe fansave: E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë

Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen e saj të 50-të.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.

Artistja shkruan se në këtë gjysmë shekulli jetë ndihet plotë me bekime, duke përmendur këtu dy fëmijët e saj, familjen, miqtë dhe dashamirësit që e kanë mbështetur.

“E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti”, shkruan ajo.

Postimi i Aurelës

“50 vjeç sot! Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.

Ndihem plot, plot bekime. Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës , me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.

E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.

50 vite plot ulje e ngritje …por te mbushura me jetë, me frymë, me dashuri . JETA është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj. ( reflektim që e bëj çdo ditë)”, ka shkruar ajo.