4 të vdekur në automjetin elektrik që shpërtheu në flakë pas aksidentit në Francë

Katër njerëz kanë vdekur në një aksident në perëndim të Francës kur automjeti tyre Tesla goditi një tabelë rrugore dhe me pas u ndez në flakë duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.

Zëdhënësi i policisë vendase Eric Hoarau tha se rrethanat e sakta të ngjarjes pranë qytetit të Niort janë ende duke u hetuar, por automjeti duket se kishte dalë nga rruga para se bateria e tij të shpërthente.

“Çdo gjë sugjeron se mjeti kishte dalë nga rruga, nuk kishte dëshmitarë për tragjedinë ku shoferi mjetit dhe te pasagjerët e tij u dogjën për vdekje,” tha Hoarau.

Kjo nuk është hera e parë që bateritë e automjeteve elektrike shperthejnë në flakë që nuk mund të fiken me mjetet e zakonshme zjarrfikëse.

Një automjet Tesla shpërtheu javës që shkoi në lindje te Londrës dhe disa kompani tragetesh kanë ndaluar transportin e tyre detar.

Hetimet vijojnë ndërsa kompania Tesla nuk i është përgjigjur kërkesave për komente mbi sigurinë e mjeteve të tyre, shkruan ABCnews.