Ishte larguar një ditë më parë nga banesa, gjendet e pajetë në një lulishte e moshuara

Një 77-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa e saj që ditën e djeshme, është gjetur sot e pajetë.

Sipas policisë, e moshuara me iniciale V. Sh., është gjetur e pajetë pasditen e sotme në fshatin “Drisht”,në një ullishte.

Mësohet se në trupin e saj nuk janë shenja dhune. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.

Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.