U akuzua se u viktimizua në këngën dedikim, Bardhi del me sqarim për publikun

Me siguri e keni dëgjuar këngën e ndjerë të Bardhit, “Qikës Tem”.

Rreshtat e saj kanë prekur këdo dhe po me këtë projekt muzikor Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës.

Këto rreshta bën bujë kudo. Shumë e mbështetën e shumë të tjerë jo…

Siç duket, Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:

“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.

Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.

Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.

Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve