Ishte duke drejtuar zetorin, 58-vjeçari pëson arrest kardiak

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Sopik në Dropull.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, ku K. G., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi K. G. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.