Aksident i pazakontë në Tiranë, makina përfundon në Lanë. Në mjet nuk gjendet asnjë person

Një aksident i pazakontë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se një makinë ka përfunduar në Lanë.

Aksidenti ka ndodhur pranë urës tek Materniteti i Ri. Policia ka kryer kontrolle në mjet dhe nuk ka gjetur brenda tij asnjë person.