5 trajtime natyrore për të hequr rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve që na bëjnë të dukemi më të plakur!

Rrathët e erret dhe qeskat poshte syve janë një gjë shumë e zakonshme që u ndodh njerëzve për shumë arsye dhe pamja ndryshon nga individi ne individ. Tek disa njerëz natyrisht janë më të prirur për tu shfaqur dhe ndonëse nuk është asgjë serioze, ndonjëherë ato mund të shkaktojnë një efekt të keq estetik.

Arsyet janë të ndryshme dhe përfshijnë alergjine,konsumimin e drogës dhe mënyrat e keqija te jeteses,por ndonjehere jane dhe gjenetike. Nëse këto çështje të vogla nuk trajtohen ne kohë, ato mund të rriten dhe mund të shkaktojnë telashe.

Lajm i mirë është se ka përbërës të caktuar natyrorë që mund të përdorni për të zvogëluar dukshmërinë e qeseve të syve dhe qarqeve të errëta.Te tilla jane:

Patatja e embel
Kjo perime ka fuqi zbardhuese dhe veti anti-inflamatore qe mund te qetësojne lëkurën. Ndani një patate të ëmbël në feta rreth 1cm të trasha dhe lini ato në frigorifer për 15 minuta. Pas kësaj aplikoni ato mbi sytë tuaj dhe zonat e erreta dhe lerini ato për 15 minuta.

Kastraveci
Kastraveci eshte nje perime shume e famshme ne fushen e kozmetikes.Ai permban shume uje duke e bere te kete veti hidratuese per lekuren. Pritni një kastravec në feta dhe vendosini ato në zonat problematike dhe shikoni se si funksionon në mënyrë efektive në vetëm rreth 20 minuta.

Çaji jeshil
Konsumoni sa më shumë çaj jeshil gjatë ditës dhe mund të përdorni bustinat e çajit të zier si qetesues per lekuren.

Qumësht dhije
Ruajeni qumeshtin në frigorifer dhe nepermjet nje pambuku aplikojeni atë në zonat rreth syve dhe lereni atë të veproje për rreth 15 minuta dhe shpelajeni.

Molla
Merrni 1 mollë të pjekur dhe copëto atë së bashku me pak tërsherë. Keni nevojë për 1 lugë gjelle tërsherë e zbutur ne uje dhe 1 mollë e qeruar për të bërë një paste. Aplikoni këtë paste nën sy dhe lereni të të veprojë për 15 minuta.