Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Vogël në Fier.
Policia thotë se dyshohet se 43-vjeçari është vetëvarur.
“Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.