Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, zbuloi se ishte shtruar në spital për shkak të pneumonisë.
30-vjeçarja kaloi katër ditë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor derisa u shërua, ndërsa tashmë është kthyer në shtëpi.
Përmes Instagramit, Georgina e lindur në Argjentinë ka falënderuar stafin e spitalit që është kujdesur për të me përkushtim të veçantë. “Më në fund në shtëpi! Kam kaluar 4 ditë në spital me pneumoni, tani jam më mirë por ende po shërohem në shtëpi me familjen time.
Dua të them një FALEMINDERIT për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën për mua për mrekulli dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e shkëlqyer”, ka shkruar ajo.
Rodriguez konfirmoi se ishte në Riad të Arabisë Saudite, duke postuar një foto nga një spital ku shihet me një serum në krah. Në të njëjtën kohë kur Georgina po shërohej, Cristiano ishte në garë me ekipin Al-Nasr në Arabinë Saudite.