Tërmet me magnitudë 3.8 në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë! Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.8 dhe me thellësi 15 km lëkundi qytetin Fierit mbrëmjen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, në Lushnje dhe Mallakastër dhe kanë zgjatur vetëm pak sekonda.

Sipas, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, epiqëndra e tij ka qenë në fshatin Kuman në Fier, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as për persona të lënduar.
“Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.
Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711° N dhe 19.687° E, në një thellësi prej 15 km. Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, banorët kanë dal në rrugë nga banesat e tyre të trembur, pas lëkundjeve të tërmetit, ndërsa ka pasur edhe disa pas lëkundje.

Banorët kanë dalë në rrugë të tronditur. Ishte një lëkundje e fortë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Fierit dhe ka pasur pas lëkundjes së parë edhe disa pas lëkundje të tjera. Njerëzit pas lëkundjes së parë dolën në rrugë dhe pasi çdo gjë kaloi janë kthyer në banesa’, informon gazetarja e Report Tv në Fier.
Lajm në përditësim..