“40 ditë pa ty shoku im”, Arbër Çepani dedikim prekës, kujton kunatin e tij Gerti Bogdanin

Kanë kaluar 40 ditë nga ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Kunati i tij, Arbër Çepani ka ndarë një postim në rrjetet sociale teksa shkruan se ende nuk e beson që ai nuk është mes tyre.

“40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pijmë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë”, shkruan Çepani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.