Nëse i përkisni njërit prej këtyre grupeve të njerëzve – nuk rekomandohet të hani të bardhën e vezës

Shpeshherë vihet në pah roli i vezëve në dietë për shkak të përfitimeve të shumta, por ka raste kur nuk rekomandohet konsumimi i të bardhëve të vezëve.

Të bardhat e vezëve janë të pasura me proteina dhe me pak kalori, duke i bërë ato një ushqim të dëshirueshëm për shumë njerëz, veçanërisht për atletët. Megjithatë, ka grupe të caktuara njerëzish që duhet të shmangin të bardhat e vezëve për shkak të efekteve anësore të mundshme.

Veganët shmangin të gjitha produktet shtazore, përfshirë të bardhat e vezëve. Dieta e tyre bazohet ekskluzivisht në burime bimore, që do të thotë se e bardha e vezës dhe produktet e tjera të vezëve nuk janë pjesë e dietës së tyre.

Alergjitë e vezëve janë relativisht të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët. Njerëzit që janë alergjikë ndaj vezëve, veçanërisht të bardhëve të vezës, mund të shfaqin simptoma të tilla si skuqje, vështirësi në frymëmarrje, të përziera dhe të vjella. Në raste të tilla, është e rëndësishme të shmangni vezët dhe produktet që përmbajnë ato.

Personat me intolerancë ndaj histaminës duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë të bardhat e vezëve, sepse ato mund të stimulojnë lirimin e histaminës në trup, e cila mund të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje koke, reaksione të lëkurës dhe probleme me tretjen.

Edhe pse dikur mendohej se njerëzit me kolesterol të lartë duhet t’i shmangin vezët, hulumtimet e fundit kanë treguar se konsumimi i moderuar i vezëve, veçanërisht i të bardhëve të vezëve, nuk e rrit ndjeshëm nivelin e kolesterolit. Të verdhat, jo të bardhat e vezëve, përmbajnë më shumë yndyrë dhe kolesterol.

Nëse keni ndonjë nga kushtet e mësipërme, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të konsumoni vezë. Mjeku juaj do t’ju këshillojë më së miri për burimet alternative të proteinave dhe se si të rregulloni siç duhet planin tuaj të dietës për të shmangur efektet anësore të mundshme.