Bilanci i përmbytjeve në Spanjë është tragjik me 51 të vdekur, kryesisht në zonën e Valencias.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e papritura kanë goditur jugun dhe lindjen e vendit ku në 24 orë sipas autoriteteve ka rënë sasia e reshjeve që zakonisht bie në një muaj.
Pamjet që vijnë nga Spanja janë apokaliptike, pasi u godit orët e fundit nga një valë e dhunshme e motit të keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të papritura që goditën provincën e Valencias, zonën jugore dhe lindore të gadishullit Iberik.
Roja Civile konfirmoi se 4 nga viktimat e para që kanë mundur të rekuperojnë janë fëmijë, të cilët u gjetën në lokalitetet Torrent, Chiva, Cheste, Alfafar dhe Alcudia, më të prekurit nga shirat e rrëmbyeshëm, sipas shërbimeve të urgjencës të cituar nga agjencia Efe.
Ndërkohë, njësitë e ushtrisë po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit. Sipas përditësime të fundit të paktën 38 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, njofton kompania e energjisë elektrike Ibedrola.
Linja hekurudhore midis Valencias dhe Madridit kanë pësuar dëme të forta ndërsa shumë zona krahas mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur edhe pa valë telefonike.