Aron Mazrekaj që humbi jetën ditën e djeshme, ishte nxënës i shkëlqyeshëm, ai ka humbur jetën aksidentalisht dje në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Mazrekaj në Pejë. Djali i vetëm i familjes, Aroni, humbi jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në fshatin Llozicë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Për këtë lajm të hidhur kanë njoftuar familjarët, shkolla dhe miqtë e familjes Mazrekaj.

“E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë! I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!