E rëndë në fshatin Pajovë, përplasen dy makina! Njëra humb kontrollin dhe përplas për vdekje fëmijën 10 vjeçar që po rrinte në trotuar! Shoqërohen dy drejtuesit

ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, teksa dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Njëra prej tyre ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeçar që po rrinte në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pajovë, ndërsa në komisariat janë shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Paraprakisht dhe nga dëshmitë e banorëve që kanë qëlluar aty pranë kur ndodhi aksidenti, dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik është shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve, sipas raportimeve të gazetarit Ronaldo Gjoshi.

‘Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.’, njofton policia.

Megjithatë mbetet ende për tu verifikuar nga policia, teksa prej aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në një ambjent privat.
Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen procedurat.
Lajmi ne perditesim…