Së shpejti nënë? Dhe jo vetëm! Bleona Qereti rikthehet me projekte dhe një premtim tejet special!

Gjatë një lidhjeje Skype në emisionin “Pardon My French”, artistja Bleona Qereti ka zbuluar detaje ekskluzive për projektet e saj të reja muzikore dhe për angazhimet në kinematografi. Por, ajo gjithashtu ndau disa mendime për jetën personale, duke treguar se ndoshta martesa dhe fëmijët janë pjesë e planeve të saj të ardhshme.

Në lidhje me tekstin e këngës “Stani,” ku ironizon mungesën e një burri, Bleona shpjegoi:

“Është e vërtetë që nuk kam burrë dhe e solla këtë në ‘Stani’ si një mënyrë për të ironizuar. Kjo ideja ‘Nuk kam burrë’ quhet si ‘handicap’ dhe nuk është fare ashtu. Prandaj thashë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ në këngë. Burrë s’kam, po një tigër e kam,” – qesh artistja.

Në një moment emocional, Bleona i drejtoi edhe një premtim prindërve që po ndiqnin intervistën nga Shqipëria.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë.

Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.

Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona, duke i premtuar ndjekësve e sidomos dy prindërve të saj, që pas projekteve të reja muzikore, do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.