Spanjë-Përmbytjet e mëdha që përfshinë zonën e Valencias në Spanjë kanë shkaktuar më shumë se 205 jetë të humbura dhe një situatë kaotike në vend.
Një edhe prej viktimave si pasojë e motit të keq është një foshnje 3 muajshe dhe nëna e saj.
Si raporton The Sun, Antonio Tarazona, 59 vjeç, u përpoq të shpëtonte gruan dhe vajzën, por fatkeqësisht nuk ia doli pasi u rrëmbye nga uji duke u ndarë kështu nga familja e tij.
Antonio po kthehej në banesën e tij, bashkë me gruan dhe vajzën 3-muajshe, pas një vizite që kishte bërë te nëna e tij, kur ata u befasuan nga stuhia në qytetin e Paiporta, një periferi e Valencias.
Erërat e forta dhe shiu i dendur kishin pushtuar zonën dhe për të shpëtuar gruaja Lourdes María García Martín, 34 vjeç dhe vajza Angeline (3 muajshe), u ngjitën në pjesën e sipërme të makinës.
“Rryma filloi të tërhiqte makinën. Gjëja e fundit që pashë ishte që bashkëshortja po kërkonte ndihmë teksa rrinte sipër çatisë së makinës, ndërkohë unë e kisha të pamundur të bëja gjë”, thotë 59 vjeçari.
Para se të ndërronte jetë gruaja bëri edhe një telefonatë të fundit me dadon e fëmijëve ku i kërkoi që të kujdesej për dy fëmijët e tjerë (10 dhe 13 vjeç).
Ndërsa Antonio u gjet dhe u shpëtua, nuk kishte asnjë gjurmë të gruas dhe vajzës së tij. Derisa një oficer policie i gjeti të dy të pajetë në makinën e tyre në orën 22:00 të mërkurën.
Përveç 205 persona janë raportuar zyrtarisht të vdekur deri më tani – numri pritet të rritet në vazhdim.