Edlira Çepani mesazh prekës për bashkëshortin Gerti Bogdani: Rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut , Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani.

Me një mesazh në rrjete sociale, Edlira kujton bashkëshortin, i cili ndërroi jetë më 18 shtator.

“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falënderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falënderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falënderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”

Kujtojmë se ish-deputeti Gerdi Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçari pasi pësoi një goditje të papritur në zemër.