Dhunoi barbarisht personazhin e Tik Tok, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Reperi i njohur, Noizy është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Raportohet se Noizy është dorëzuar në policinë në Pejë pas disa muajsh në kërkim për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, pritet që të ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”- ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Express.