ITALI- Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Itali. Për pasojë humbi jetën 17-vjeçari shqiptar, Stiven Xafa. I riu shqiptar po udhëtonte me një shok me skuterin e tij, teksa është përplasur nga një makinë. Përplasja rezultoi fatale për 17-vjeçarin shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago ndërsa makina drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare. Ndërkohë sot është publikuar edhe fotoja e të riut i cili humbi jetën tragjikisht.
Mjekët shpëtuan mikun e viktimës gjithashtu 17 vjeç, i cili u transportua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në gjendje shumë të rëndë.
Tani gjendja e tij është e qëndrueshme dhe djali ndodhet në terapi intensive por nuk është në rrezik për jetën. Shoferi mbeti i plagosur lehtë dhe iu nënshtrua të gjitha analizave për të verifikuar nëse ai kishte dëmtime në momentin e përplasjes.
Po vijojnë hetimet e karabinierëve për zbardhjen e dinamikës. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit duket se ka qenë një pushtim i korsisë nga shoferi, ndoshta për të bërë një kthesë.