Rastet e para të prekura nga virusi i gripit sezonal, ISHP izolon pacientët! Ja cilat janë simptomat

Tashmë janë konfirmuar rastet e para të pacientëve të prekur me virusin e gripit sezonal dhe ISHP ka izoluar rastet.

Silva Bino konfirmon se në vendin tonë po qarkullon virusi i gripit i tipit A, ndërkohë që rastet po monitorohen.

Nga ana tjetër në vendet fqinje po qarkullon virusi A3N2, i cili është me simptoma disi më të rënda.

Simptomat e gripit janë temperaturë e lartë, kollë dhe dhimbje muskujsh.