Atilla flet pas largimit nga BBVK: Askush nuk ia do të mirën Drenushës më shumë se unë

Atilla Kardesh ka qenë sot në studion e BBVK për herë të parë pas largimit nga reality show.

Ai ka thënë se ndihet mirë pasi është qetësuar edhe situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës.

“Ndihem OK, pak më shumë famë se kur kam hyrë. Ndihem mirë që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla. “Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ishte situatë e mirë, për shkak se isha protagnist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individ mund të shprehë mendimin e vetë.”

Atilla shtoi se kur ka qëndruar jashtë shtëpisë, Drenusha e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet.