U përjashtua nga BBV për ngacmim se*sual, habit Rezart Veleshnja: Preka një vajzë pa dëshirën e saj në zonë intime, por…

Aktori Rezart Veleshnja u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova pasi u akuzua për ngacmim seksual. Vendimi ndaj aktori të humorit erdhi pasi ai goditi me shuplakë në të pasme konkurrenten Xheneta Fetahu, teksa kjo e fundit ishte e veshur me bikini.

Gjatë prime të së martës, Rezart Veleshnja pranoi se e kishte prekur në zonën time pa dëshirën e saj, por nuk e konsideroi si ngacmim seksual.

“Mua më kanë thënë që bëre ngacmim seksual, ngacmimi seksual është të shkosh të futesh ferrave dhe ta ngacmosh. Unë bëra prekje në zonë intime pa dëshirën e vajzës,” u shpreh Rezi.

Pas kësaj deklarate të aktorit, reagoi opinionistja Olta Gixhari, e cila u shpreh se veprimi i tij “nuk mban emër tjetër përveç se ngacmim seksual”.

“Nëse ti prek një grua, vajzë pa dëshirën e saj quhet ngacmim seksual”, tha aktorja, teksa shtoi se Rezit “i ngeci sharra në gozhdë”.

“Të ngeci sharra në gozhdë sepse ajo Xheneta e luajti lojën shumë bukur dhe e bëri të madhe, nëse ajo nuk do ta bënte aq të madhe dhe do qeshte mbase ai gjest dhe nuk do të ishte vënë re, por ajo e bëri të madhe u shqetësua”, tha Olta Gixhari.

Ndër të tjera Olta tha se ky nuk ishte i vetmi veprim që e nxorri aktorin nga loja por dhe shumë veprime të tjera të tij që nga hyrja teksa përmendi ofendimet e vazhdueshme të Rezit nga Gresës.