Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen”, dy konkurrente teksa po mbanin duart e njëra-tjetrës, ftuan në një takim në studio Ardin, të cilit i bënë disa pyetje ‘pikante’.
Dy vajzat, Ketrina dhe Gerta në një moment e pyesin atë nëse e ka problem që ato të dyja janë kaq afër me njëra-tjetrën dhe ai
përgjigjet ‘jo’ pasi i ‘duket gjë normale’. Më pas e pyesin atë në se ‘kishte menduar një lidhje me dy femra’ dhe Ardi thotë ‘se ka dëgjuar për burra që kanë dy gra’.
Ardi: Jam shumë me fat. Pse kishit dy orë që mbanit dorën e njëra-tjetrës?
Gerta: Se po na shijonte
Ketrina: Pse a ka ndonjë gjë të keqe?
Ardi: Jo, thjesht për ta ditur se u çuditën të tjerët, mu duk gjest normal
Ketrina: A të pengon ty që ne jemi kaq afër me njëra-tjetrën?
Ardi: Ça problemi ka?
Ketrina: Si e kishe menduar një lidhje me dy femra
Ardi: Ka ndodhur që një burrë të ketë dy gra
Ketrina: Domethënë ti je dakord me këtë?
Ardi: Në rast se gratë shkojnë me njëra-tjetrën pse jo, mos të kemi probleme
Ketrina: Po ndihesh në siklet
Ardi: Mos keni patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën ju?
Gerta: Jo, ça marrëdhënie për shembull
Ardi: Ku di gjë unë, po pyes