Mesazhi prekës i Xhensila Myrtezajt: Për gratë që sakrifikojnë për fëmijët, që heshtin edhe pse shpirti qan…

Xhensila Myrtezaj e ka nisur këtë nëntor me disa projekte muzikore mjaft emocionale që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut e kryesisht fansave të saj.

Këngëtarja ka sjellë në bashkëpunim me dy artisë të tjerë, një baladë e cila flet për një histori ndarjeje dhe për të vërteta që nuk janë thënë. Menjëherë më pas ajo publikoi një tjetër këngë, si dhuratë për djalin e saj në ditëlindjen e tij të parë.

Mes vargjesh ajo fliste për të vërteta që nuk ishin thënë dhe që i biri do t’i mësonte kur të rritej. Pas këtyre dy këngëve, komentuesit i kanë lidhur tekstet e këngëve me historinë e saj personale dhe divorcin me Bes Kallakun, por këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë.

Ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale, Xhensila flet për albumin që sipas saj është si një dedikim për të gjitha gratë dhe vajzat që për hir të fëmijëve kanë sakrifikuar apo heshtur.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë.

Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë. Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre, për të mos shkatërruar balancat, e deri në pikën që ajo jetë u mor. Ju më keni dhënë forcë.

Çdo ditë lexoj komente të pahijshme, por inbox im i Instagramit është plot me mesazhe nga femra që më suportojnë dhe jam pafundësisht falënderuese”, shprehet këngëtarja.