Rikthimi i diskutueshëm i 58-vjeçarit Mike Tyson në boks përfundoi me një humbje mëngjesin e sotëm (e shtunë), me 27-vjeçarin Jake Paul që shkoi drejt fitores me vendim unanim kundër legjendës së peshave të rënda.
Tyson mezi godiste grushte gjatë ndeshjes me tetë raunde në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, me Paulin që fitoi me rezultate të mëdha nga tre gjyqtarët – 80-72, 79-73 dhe 79-73.