Aksident me vdekje në aksin “Butrint-Xarrë”, 33-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe bie në kolektorin e ujit

Një aksident i rëndë ka në ditën e djeshme në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”.

Policia bën me dije se shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.

Po ashtu, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” pasi më datë 16.11.2024, në rrugën “Demokracia”, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar biçikletën, është aksidentuar nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.

67-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.