Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, që po luhet sot me fillim nga ora 20:45,
tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje. 21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve. I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.
“Vrasja s’është pasion, futbolli po. Prehu në paqe Martin”, ishte një banderolë e tifozëve.