Gruaja më e gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë, takohen për herë të parë

Rekordet botërore Guinness celebruan përvjetorin e 20-të duke ftuar për një takim çaji në Londër dy fitueset e tyre, gruan më të shkurtër dhe atë më të gjatë në botë.
Por kur dy njerëzit me diferencë madhore gjatësie u takuan, megjithë ndryshimin fizik, kuptuan se kishin shumë të përbashkëta, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

27 vjecarja turke Rumeysa Gelgi, dizenjatore faqesh interneti, është aktualisht gruaja më e gjatë në botë, duke arritur në 215.16cm.
Ajo ka një gjendje të rrallë gjenetike që i shkakton rritje të pazakontë të kockave, dhe është pare në rreth 50 njerëz në botë. Mjekët thonë se nuk kanë një kurë dhe se personat preken në mënyra të ndryshme prej saj.

Ndërsa 30-vjeçarja indiane Jyoti Amge – e cila ka luajtur dhe në disa filma – mban rekordin Guinness si gruaja më e shkurtër në botë, me gjatësinë prej vetëm 62.8cm.
Amge ka një formë nanizmi prej ndryshimeve gjenetike në krahë e këmbë, sipas mjekëve të Cleveland Clinic.

Amge e Gelgi u takuan në hotelin Savoy ku folën për eksperiencën e të njohurit me dikë që ishte në pamje “kaq i ndryshëm nga vetvetja e tyre”.
Gelgi tha se ishte e mrekullueshëm të takohej me Jyoti për herë të parë, edhe pse nganjëherë ishte e vështirë ta shikonte në sy prej diferencës së gjatësisë.
Gelgi tha se ato kishin shumë gjëra të përbashkëta: “Ne të dyjave na pëlqen kujdesi për veten, të lyejmë thonjtë.”

Ndërsa Amge pranonte se mërzitej kur shihte vetëm njerëz më të gjatë se vetja, por tha se ishte e lumtur që njohu “gruan më të gjatë në botë”.
“Jam e lumtur që u njoha me Rumeysa, ajo ka një natyrë të mirë dhe isha shumë e qetë kur flisja me të”.

Përfaqësuesi i rekordeve Guinness, Craig Glenday tha: “Rekordet Guinness celebrojnë diferencat, dhe duke bërë bashkë këto dy gra të mrekullueshme, ato mund të ndajnë eksperiencën e jetës së tyre me njëra-tjetrën dhe me ne”.