Moti i keq në Durrës/ Dallgët arrijnë deri në 2 metër, pezullohet përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese

DURRËS- Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë vendin. Në Durrës gjatë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m.

Burime nga autoritetet detare, bëjnë me dije se situata e krijuar në gjirin e Durrësit nuk ka ndikuar në nisjen apo mbërritjen e trageteve nga të dyja anët e Adriatikut.

Ndërkohë është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në qetësimin e situatës.