“E prisnin njerëz me thasë te vendi i krimit”/ Nëna e 15-vjeçarit të vrarë për një orë Rolex: Ekzekutimi i dëshmitarit të ngjarjes, enigmë

Në emisionin Me zemër të hapur në News 24, ishte e ftuar nëna e 15-vjeçarit Mariglen Gjonaj, Liljana Gjonaj.

Mariglen Gjonaj u vra për një orë Rolex dhe për vrasjen e tij është dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj. Nëna e viktimës 15-vjeçar tha se është e sigurt se Cenaj e ka përgatitur vrasjen dhe se te vendi i krimit, që ka dërguar djalin e saj, aty e kanë pritur njerëz të pajisur me thasë, në përpjekje për të mbuluar krimin.

Nëna e Mariglen Gjonajt tha gjithashtu edhe se vrasja e dëshmitarit të kësaj ngjarjeje, një tjetër adoleshenti, është një enigmë e madhe.

Nëna e Mariglen Gjonajt: Kristjani ka marrë Mariglenin me vete dhe kanë dalë shëtitje në Shëngjin të Lezhës. Aty Marigleni ka qenë në makinë me Kristjanin dhe N.Rricës. Aty kur janë nisur për në Mamurras, Kristjani ka arrit qëllimet e veta. Kur kanë qenë afër Albulenës. Kristjani i ka thënë N. Rricës, që a je duke u ul. Ajo rrugë të çon te rruga e krimit.

Ka pasur kriminelë që kanë qenë duke e prit djalin tim me thes në dorë. Humbi djali dhe Kristjani nuk vinte tek ne, sepse ne dyshonim tek ai. Më pas kanë vijuar rrugën për në Mamurras. Më mbushnin mendjen se djali im është gjallë, besoj se këto teori i shpërndante familja Cenaj. Vrasja e dëshmitarit të ngjarjes është enigmë.